Flash News

KRYESORE

U aksidentua me ambulancë në Sarandë, infermierja ndërron jetë pas 1 jave në spital

U aksidentua me ambulancë në Sarandë, infermierja ndërron

Aksidenti i para një jave, i ambulancës që u përplas me një tjetër mjet në Sarandë, ka rezultuar fatal për infermieren e cila ndodhej në shërbim.

Pas 1 jave ‘luftë’ tek spitali i Traumës, infermierja Adelina Rizvani ka humbur jetën.

Mëson se 57-vjeçarja ka vdekur mesditën e sotme në orën 15:00.

Adelina Rizvani shërbente si infermiere e maternitetit të Sarandës dhe një kundravajtje i mori jetën.

Në orët e para të mëgjesit të 21 shtatorit, Rizvani u njoftua për një lindje në Sarandë dhe teksa kishte përfunduar po kthehej në shtëpi me ambulancë.

Kujtojmë se se ambulanca e drejtuar nga Aleko Kajo hyri kundravajtje në kryqëzim dhe u përplas me fuoristradën BMË X5 me targa angleze të drejtuar nga Kosta Kaca.

Të fundit