Flash News

KRYESORE

U aksidentua me motor, 29 vjeçari ndërron jetë në spital

U aksidentua me motor, 29 vjeçari ndërron jetë në spital

29 vjeçari, i cili u aksidentuar me motor pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë ka humbur jetën në spitalin Rajonal të Krujës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:16,pasi 29 vjeçari Elon Barushi,  doli nga rruga me motorin me të cilin udhëtonte.

Edhe pse ai është dërguar menjëherë në spital, nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit