U aksidentua me motor, ndahet nga jeta aktori turk i “Ertugrul”

Aktori i njohur i serialit turk “Ertugrul” është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti tragjik me motor.

Mediat turke shkruajnë se aktori 39-vjeçar ka humbur jetën pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra.

Ndërkohë miku i tij Cengiz Colak, me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka publikuar bisedën e fundit me aktorin në ‘Whatsapp’ dhe ka treguar se ata kishin parë së bashku ndeshjen finale të ‘UEFA Champions League’ dhe pasi ishin ndarë mori vesh lajmin tragjik.

Në serialin ‘Ertugrul’, Arda Oziri kishte rolin e ‘Goktug’.