Flash News

KRYESORE

U aksidentua me taksi, humb jetën reperi i njohur

Reperi Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë. Mediat e huaja shkruajnë se mjeti ku po udhëtonte reperi u përplas teksa shkonte në një koncert në Staffordshire.

Familja e reperit njoftoi lajmin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka ndërruar jetë,”-shkruhet në njoftim.

Në një deklaratë për Radio 1 Newsbeat, menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi.

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Creëe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda,”-raportoi policia.

[caption id="attachment_243644" align="alignnone" width="780"] LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 26: Cadet performs on stage at the O2 Shepherd's Bush Empire on November 26, 2015 in London, England. (Photo by C Brandon/Redferns)[/caption]

Të fundit