Flash News

KRYESORE

U aksidentua në ski, del foto 1 milion paundëshe e Michael Schumacher

Michael Schumacher i cili u aksidentuar rënë në ski në 29 dhjetor të 2013, prej kohësh tashmë ndodhet në banesën e tij ku po mjekohet.

Një miku i kampionit i cili kishte shkuar për ta vizituar Schumacher-in kishte mundur t’i bënte një foto pa dijeninë e tij duke kërkuar më pas që ta shiste për 1 milionë paund.

Kjo foto ilegale ka bërë që prokurorët gjermanë të nisin një hetim për shkelje të privatësisë. Prokurorët kanë konfirmuar se një “person i panjohur” bëri një foto “sekrete” të gjendjes në të cilën ndodhet Schumacher dhe u përpoq ta shiste për “shuma të mëdha parash”, raporton televizioni gjerman RTL.

Bashkëshortja e kampionit të botës së Formula 1, ka mundur që prej kohësh të ruaj privatësinë e familjes së saj që prej kohës së aksidentit.

Por pavarëishtë informacionit kjo foto nuk është bërë publike në medie.

Të fundit