Flash News

KRYESORE

U aksidentua në tunelin e Kalimashit, kush ishte 29-vjeçarja Stela Gjoka

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë Stela Gjoka në një aksident me makinë në tunelin e Kalimashit.  Vajza 29-vjeçarje mirditore ishte një këngëtare e muzikës popullore.

Është gazetari dhe publicisti Gjergj Marku ai i cili ka rrëfyer se sa shumë e donte Stela Mirditën dhe grupin artistik.

“Ne moshe fare te re, pas një aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, ndërroi jete këngëtarja Stela Gjoka. Mbaj mend qe me kërkoi te vinte qe nga Kosova për ne “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmën Turistike, ndaj atë dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte”- shkruan Marku.

 

 

Të fundit