Flash News

KRYESORE

U aksidentua rëndë me motor, ndërron jetë në spital 35-vjeçari

U aksidentua rëndë me motor, ndërron jetë në spital

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në spital pasi u aksidentua rëndë me motor në aksin Laç-Fushë Krujë. Policia bën me dije se shtetasi L.K. mbeti i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin e mjetit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit