Flash News

KRYESORE

U akuzua për abuzime seksuale, shpallet i pafajshëm Harvey Weinstein

U akuzua për abuzime seksuale, shpallet i pafajshëm Harvey Weinstein

Prej thuajse një viti mbi producentin Harvey Weinstein rëndojnë akuza për abuzime seksuale dhe përdhunim. Aktoret me të cilat ka punuar kanë akuzuar atë për ngacmime seksuale, temë e cila prej një viti konsiderohet si skandali më i madh në Hollywood.

Akuzat zyrtare në gjykatë u bënë nga Lucia Evans, që akuzonte Weinstein se e kishte detyruar të kryente seks oral në zyrën e tij në 2004-ën, dhe nga një grua tjetër, e cila ka qëndruar anonime.

Por gjyqtarja ka vendosur ta lirojë Harvey-n nga akuzat për shkak të mungesës së provave, por për pak kohë Weinstein do t’i duhet të lëvizë me një pajisje GPS që kontrollon lëvizjet e tij.

Ndërkohë, prokurorët po punojnë për mbledhjen e provave dhe fakteve.

Të fundit