Flash News

KRYESORE

U akuzua për mesazh politik, Guardiola heq fjongon e verdhë

U akuzua për mesazh politik, Guardiola heq fjongon e verdhë

Manchester City iu përgjigj Federatës Angleze të Futbollit në lidhje me fjongon e verdhë që trajneri Pep Guardiola e mbante gjatë ndeshjeve të ‘Premier League’ në shenjë solidariteti për referendumin për pavarësinë e Katalonjës dhe politikanëve të arrestuar katalanas.

Për Federatën Angleze, mbajtja e kësaj fjongoje ishte një thyerje e rregullores pasi ajo konsiderohet si një mesazh politik.

Guardiola kishte afat deri në datën 5 mars që t’i përgjigjej akuzave të Federatës dhe pranoi që të heqë fjongon e verdhë gjatë ndeshjeve duke respektuar rregullat e Federatës.

Vetë Guardiola nëpërmjet një letre të dërguar në zyrat e Federatës Angleze pranoi ndëshkimin e këtij institucioni që për momentin është monetar, por refuzoi të kërkojë falje për të.

Sipas tij mbajtja e fjongos së verdhë është një gjest humanitar dhe jo mesazh politik.

Guardiola theksoi se mbajtja e fjongos së verdhë nga ana e tij nuk do të thotë se ai është pro pavarësisë së Katalonjës, por është në shenjë solidariteti për 4 persona që janë burgosur pa u gjykuar.

Të fundit