Flash News

KRYESORE

U akuzua për racizëm, Vesa Luma kërkon falje publikisht

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma ka kërkuar falje publikisht pas një postimi në ‘Instagram’,  ku kishte përdorur një shprehje që publiku e konsideroi si racizëm.

Ditën e djeshme Vesa shkroi në ‘Instastory’ se “Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë”.

 Por ky postim duket se ka ngjallur reagime tek ndjekësit e saj të cilët e kanë konsideruar këtë si shprehje të racizmit.

Pas kësaj ngjarje Vesa ka vazhduar me një postim tjetër ku ju kërkon falje të gjithëve dhe tregon se nuk ishte ky qëllimi i saj.

Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale, e që unë e postova në ‘Instastory’. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe ( në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do të kujdesem më shumë në postimet e mia”, shkruan ajo.

Të fundit