Flash News

KRYESORE

U akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit, pushohet çështja për Marjo Meshinin

U akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit, pushohet

Marjo Meshini ishte i dyshuar si bashkëautor në vrasjen e Devi Kasmit, pasi ishte ai që e telefoni për të dalë nga shtëpia.

Mirëpo, me zbardhjen e detajeve të reja dhe arrestimin e autorëve të tjerë të dyshuar në ngjarje, është pushuar çështja për Meshinin. Policia ka arrestuar ditën e sotme Aurel Hoxhallarin, 41 vjeç.

Aurel Hoxhallarit po hetohet edhe si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Dëfrim Kasmit, por sipas burimeve nga policia është herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Armët e sekuestruara janë dërguar me shpejtësi drejt laboratorit të Policisë Shkencore për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në vrasjen e Dëfrim Kasmit.

Dëfrim Kasmi, i cili kishte ndryshuar emrin në Devi Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje apo për prishje të pazareve të drogës. Devi Kasmi ka qenë i përfshirë në trafik kokaine në Spanjë dhe Francë.

Të fundit