Flash News

KRYESORE

U akuzuan se tentuan të vrisnin policët, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon hetimet për bandën e Elbasanit

Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri ishin vendosur nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për shkak të ngjarjes së ndodhur në shtator të 2017-ës, pranë tregut ushqimor në Elbasan. Ata goditën mjetin e policisë dhe arritën të largoheshin duke hyrë brenda ambienteve të tregut, ndërkohë që policia nuk i ndoqi.

Por me firmën e Gentian Osmanit, zv/drejtor i Krimeve të Rënda, ky institucion ka vendosur të shpallë moskompetencë për këtë çështje, duke e kaluar në Prokurorinë e Elbasanit.

Tre personat akuzoheshin për veprën e “vrasjes së punonjësit të Policisë në tentativë”, ndërsa me kalimin e dosjes në Elbasan, ata do të hetohen për veprat e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.

Nëse për veprën e parë që po hetohej nga Krimet e Rënda tre të akuzuarit rrezikonin një dënim më shumë se 10 vite burgim, për dy veprat që do hetohen në Elbasan ata nuk rrezikojnë më shumë se një gjobë ose një vit burgim.

Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri njihen si miq të Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Opozita ka denoncuar Sanxhaktarin se drejton një prej bandave të rrezikshme që vepron në këtë qytet.

[caption id="attachment_199673" align="alignnone" width="636"] Shkresa e prokurorit Gentian Osmani[/caption]

[caption id="attachment_199675" align="alignnone" width="900"] Gentian Osmani[/caption]

Të fundit