Flash News

KRYESORE

U arratis nga burgu, 37-vjeçari ekstradohet nga Greqia

U arratis nga burgu, 37-vjeçari ekstradohet nga Greqia

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Greqia pasi ishte i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Autori me inicialet G.T, 37 vjeç u arrestua falë bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe autoritetet policore greke në Athinë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Gjithashtu mësohet se shtetasi ka qenë duke vuajtur dënimin në Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh. Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambientet e burgut.

Të fundit