Flash News

KRYESORE

U arratis përmes zonës së demilitarizuar, Koreja e Veriut qëllon ushtarin e saj

U arratis përmes zonës së demilitarizuar, Koreja e Veriut

Një ushtar i Koresë së Veriut u arratis në Korenë e Jugut përmes zonës së demilitarizuar por me prani të lartë ushtarake, bënë të ditur ushtarakët e Koresë së Jugut.

Ushtari u qëllua dhe u plagos nga vetë ushtria e tij teksa po kalonte në anën për në Korenë e Jugut nëpërmjet Zonës së Përbahskët të Sigurisë në fshatin e Panmunjom-it.

I arratisuri u dërgua në spital.The defector has been taken to hospital.

Rreth 1,000 persona arratisen nga Veriu për në Jug çdo vit, por fare pak prej tyre ikin përmes zonës së demilitarizuar.

Kjo është arratisja e katërt e një ushtari të Koresë së Veriut përmes zonës në fjalë gjatë tre viteve të fundit.

Veriu dhe Jugu teknikisht janë ende në luftë, qysh prej konfliktit të armatiosur mes tyre që përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.

Të fundit