Flash News

KRYESORE

U arrestua dhe u dhunua nga policia në protestë, lirohet sekretari i PD Sahit Dollapi

U arrestua dhe u dhunua nga policia në protestë, lirohet sekretari i

Është lënë i lirë Sahit Dollapi, Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike.

Rreth orës 02.00 të mëngjesit, policia është larguar nga ambientet e spitalit, ku Dollapi ishte dërguar për të marrë mjekim, për faktin se gjatë arrestimit të tij, ai u dhunua barbarisht me shkopa gome nga forcat e policisë.

Dollapi, një nga katër sekretarëve kryesorë të PD, u arrestua gjatë protestës së mbrëmshme të opozitës përpara godinës së Parlamentit gjatë protestës së opozitës.

Për arrestimin e tij pati një ‘lumë’ reagimesh edhe në rrjetet sociale, duke e dënuar këtë akt të policisë si vandale dhe të dhunshme.

Ndërkohë, një tjetër protestë do të zhvillohet sërish sot në orën 11.00, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar.

Të fundit