Flash News

KRYESORE

U arrestua i dehur në timon, çfarë vendimi mori gjykata për Aleksandër Gjokën

U arrestua i dehur në timon, çfarë vendimi mori gjykata

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për Aleksandër Gjokën, këngëtarin i cili dy ditë më parë u arrestua pasi u kap teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Këngëtari është lënë i lirë, pasi gjykata vendosi ndaj artistit masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 00.15, se Gjoka është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Të njëjtat burime sqaruan se pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Të fundit