Flash News

KRYESORE

U arrestua mbrëmjen e djeshme, lirohet pas 12 orësh një prej antarëve të grupit të Shijakut

U arrestua mbrëmjen e djeshme, lirohet pas 12 orësh një prej

Pasditen e djeshme, forcat RENEA dhe ato Operacionale ndërmorën një aksion në Shijak duke arrestuar disa persona të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal të ashtu quajtur grupi i Avdylajve.

Mes të arrestuarve ishte edhe Flamur Avdyli. Por ky i fundit, paraditen e sotme është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ndërkohë, në arrest mbahen ende vëllai i tij Astrit Avdyli si dhe Shkëlqim Avdylin.

Po dje, polici arrestoi edhe Jasim Avdylin së bashku me H. Hoxha, ndërkohë që u shoqëruan edhe disa persona të tjerë.

 

Të fundit