Flash News

KRYESORE

U arrestua në veri, diplomati rus shpallet "non grata" në Kosovë

U arrestua në veri, diplomati rus shpallet "non grata" në

Diplomati rus, Mikhail Krasnoshchenkov që u arrestua në veri, është shpallur "non grata" në Kosovë.

Ai ishte punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara, i cili u arrestua gjatë operacionit në veri të Mitrovicës dhe u la i lirë më pas.

“Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.

Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit!”, shkruan Haradinaj në një reagim në Facebook.

Më herët zëvendëszëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Fahran Haq sqaroi se detajet lidhur me incidentin janë ende nën hetim.

"Në këtë fazë, bazuar në të dhënat e një vlerësimit të plotë bërë nga ekspertë të mjekësisë në spitalin e Mitrovicës Veriore dhe ekipi mjekësor i UNMIK-ut, është e domosdoshme që punonjësi ndërkombëtar i stafit të OKB të dërgohet në një vend ku mund të ofrohet trajtim special për lëndimet që ka marrë. Bëhet fjalë për punonjësin e OKB me nacionalitet rus".

Të fundit