Flash News

KRYESORE

U arrestua nga autoritetet turke, ish-deputetja kërkon azil në Greqi

U arrestua nga autoritetet turke, ish-deputetja kërkon azil në Greqi

Leyla Birlik, ish-deputete e Partisë Demokratike të Popullit pro-Kurdë (HDP) në Turqi kërkon azil në Greqi.

44 vjeçarja u arrestua nga policia greke në qytetin verilindor të Orestiadas të mërkurën për hyrje të paligjshme në vend. Prokurori kërkoi urdhër-lirimin e saj derisa kërkesa e saj të shqyrtohet.

Ish-deputetja Leila Birlik, konsiderohet si simbol i luftës politike të grave kurde në Turqi. Ajo u arrestua në 2016 dhe u mbajt në burg për 4 muaj prej autoriteteve turke, nën akuzën se mbështeste terroristet kurde, mbështeti grushtin e shtetit kundër presidentit Erdogan, madje fyeu dhe përdhosi figurën e këtij të fundit.

Kohët e fundit ajo ndodhej në liri me kusht, dhe ndalohej të largohej nga Turqia. Burime policore thanë se i gjithë operacioni largimit të saj nga brendësia e territorit turk, dhe kalimit ilegal të kufirit, u organizuan prej militantëve kurde që banojnë në perëndim.

 

Të fundit