Flash News

KRYESORE

U arrestua për drogën në Kavajë: Mos më merrni në qafë, martohem me 27 gusht

U arrestua për drogën në Kavajë: Mos më merrni në

Në gjyqin e zhvilluar sot për të arrestuarit në Kavajë, Arvis Muçaj ka habitu gjykatën me kërkesën e tij. 24 vjeçari nga Vlora merret me tregti makinash dhe është pronari i ligjshëm i makinës “Land Rover”, ku u gjet dhe droga. Në sallën e gjyqit ai ka thënë se personi që i ka blerë makinën nuk pranonte që të bënin dokumentat, madje i kishte ended he 300 euro borxh.

Por kërkesa e tij për lirim ka habitur të gjithë të pranishmit. “Mos ma shkatërroni jetën, martohem me 27 gusht, mos më merrni në qafë, më lironi”, ka thënë Muçaj përpara gjykatësve. Edhe pse e ndajnë pak më shumë sesa një muaj nga data e martesës së tij, Gjykata ka dhënë vendimin arrest me burg për të. Avokati i tij, Sajmir Visha do ta apelojë vendimin menjëherë, për ti dhënë një mundësi djalit nga Vlora të shkojë në dasmën e tij, në 27 gusht.

Të fundit