U arrestua për përhapje paniku në FB, çfarë vendosi gjykata për 25-vjeçaren nga Durrësi

Është lënë e lirë 25-vjeçarja Xhuljana Aliaj, pasi u arrestua nga policia me akuzën se po përhap panik përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook,

Sipas policisë, gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se vajza ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://ëëë.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve.