Flash News

KRYESORE

U arrestua për tjetërsim pronash, xhaxhai i ish-deputetit të PS përfundon në spital

U arrestua për tjetërsim pronash, xhaxhai i ish-deputetit të PS

Mëngjesin e sotëm ka nisur seanca gjyqësore ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarë të tjerë, për tu njohur me masën e sigurisë.

Ata u arrestuan të premten nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me tjetërsimin e e një sipërfaqe të madhe tokash në zonën turistike të “Ranës së Hedhun”. Por, në seancë ka munguar Gjok Ndoka, kreu i Këshillit të Qarkut, i cili njihet edhe si xhaxhai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Mësohet se Ndoka ka përfunduar në spital për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën. Sipas “News 24”, rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tij do të kryhet në ambientet e spitalit.

Të fundit