Flash News

KRYESORE

U arrestua se kërcente në rrjet, gra e të reja solidarizohen me adoleshenten në Iran

U arrestua se kërcente në rrjet, gra e të reja solidarizohen me
Maedeh Hoxhabri, ka tërhequr mijëra ndjekës në “Instagram” me video të saj duke kërcyer me muzikë pop iraniane dhe perëndimore. Mirëpo ajo u arrestua për shkak të lëvizjeve që bënte. E reja ka amrrë mbeshtetjen e vajzave dhe grave  në rrjet. Gratë në Iran kanë postuar video të tyre duke kërcyer, online, në mbështetje të adoleshentes. Përdoruesit e mediave sociale ndanë video dhe mesazhe mbështetëse për të renë, duke përdorur hashtag dhe duke shkruar “kërcimi nuk është krim”. Qeveria iraniane ka rregulla strikte për sa i përket veshjes së grave dhe kërcimit me anëtarë të seksit të kundër në publik, që është i ndaluar përveçse përballë pjesëtarëve të ngushtë të familjes. Videot e Hoxhabrit, tregonin atë që kërcente në shtëpi, pa shaminë e detyrueshme të kokës apo pa perçen. Edhe disa vajza të tjera, që kanë bërë diçka të ngjashme, raportohet se janë arrestuar javët e fundit.  

Të fundit