Flash News

KRYESORE

U arrestua si anëtar i bandave kriminale, Erogen Brajoviç darkë me deputetin e PS dhe shefat e policisë në Shkodër

Pak ditë më parë, policia dhe forcat speciale arrestuan katër persona të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale në Shkodër. KY aksion erdhi pas denoncimit të opozitës për krimin e shtuar në Shkodër e më gjerë.

Mes katër të arrestuarve ishte edhe Erogen Brajoviç, një emër aspak i panjohur për policinë dhe vetë shkodranët.

Ai njihej si sportist, ish-anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë politikisht, fillimisht me PBDNJ-në e më pas me Partinë Socialiste.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon foton e tij, duke darkuar edhe me deputetin e PS, Luan Harusha si dhe shefat e policisë.

“Krimi dhe pushteti! Erogen Vaso Brajoviç me deputetin Harusha dhe në darkw me shefat e komisariatit të Shkodrës!sb”, shkruan Berisha.

Të fundit