Flash News

KRYESORE

U arrestuan për protestën në Shkodër, lirohen nga burgu 3 aktivistët e FRPD-së

U arrestuan për protestën në Shkodër, lirohen nga burgu 3

Tre aktivistë të FRPD-së të cilët protestuan para gjykatës së Apelit protestues, u arrestuan ditën e sotme. Mirëpo, Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati (kryetar i FRPD), janë lënë të lirë pasi bënë 3 orë në burg.

Në mbështetje të të arrestuarve dhe për të dhënë shpjegime për situatën e krijuar ka shkuar edhe Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë të Shkodrës.

Ata protestuan pak ditë më parë përballë godinës së Gjykatës së Apelit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, të cilët ishin në pritje të vendimit të Apelit, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për ta “arrest me burg”.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit liroi 7 nga 11 kukësianët e arrestuar pasi këta kanë protestuar në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit, të cilët kërkuan heqjen e barrës së rëndë. Në qeli janë lënë 4 vetë, pasi dyshohet se kanë kryer më shumë dëme se të tjerët.

 

Të fundit