Flash News

KRYESORE

U arrestuan për ‘shpërdorim detyre’, universiteti i Elbasanit merr vendimin e rëndë për dekanin dhe 2 pedagogët

Pak pasi u bë publik nga policia lajmi për arrestimin e dekanit të universitetit i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Albert Riska, si dhe dy pedagogëve Elvira Lumi, shefe e Departamentit të Gazetarisë dhe Erjola Çalja, pedagoge në fakultetin Ekonomik, vetë departamenti i universitetit ka marrë një vendim të rëndë kundrejt tyre.

Sipas BW, universiteti i ka pezulluar të tre nga detyra, ndërsa aktualisht janë nën arrest bashkë me 4 persona të tjerë, përfshirë edhe një student, që kishin rolin e sekserit.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kërkonin para studentëve në këmbim të notës.

Erjola Çalja

Albert Riska dhe Elvira Lumi

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor zhvilluan operacionin e koduar “Dekani”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Të arrestuarit janë:

1-      Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë  Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2-      Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan,  me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3-      Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4-      Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5-      Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6-      Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7-      Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

“Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal,  “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike””, sqaron policia.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan

 

 

 

 

Të fundit