Flash News

KRYESORE

U arrestuan për viza false në SHBA e Kanada, 3 lirohen, 6 mbeten në burg

U arrestuan për viza false në SHBA e Kanada, 3 lirohen, 6 mbeten

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar, në operacionin e koduar “GARANTUESIT”.

Në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, ata akuzohen se me viza false dërgonin persona në SHBA e Kanada.

6 pprej tyre, Gazmend Garubi, Sotiraq Antoni, Haxhi Ramadani, Pllum Pali, Nikolla Mano dhe Shpetim Kiri janë lënë në burg, ndërsa tre të tjerë morën masë më të lehtë.

Për Tonin Shtjefnin u vendos detyrim paraqitje ndërsa për dy të tjerë Eduard Shima dhe Bledjan Ramadani është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ata akuzohen se nëpërmjet një skeme që funksiononte në bazë të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme të identitetit etj.. kryente veprimtari kriminale në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe ShBA-së.

Këto veprime bëheshin kundrejt pagesës së shumave të ndryshme që varionin nga 8.000 euro deri në 12.000 euro.

Të fundit