Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
U bashkua me PAA, Arben Malaj tregon pse iu bashkua partisë së Agron Dukës
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj pak ditë më parë bëri publik vendimin e tij për t’ju bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka.
Ai deklaroi se do të japë kontributin e tij në këtë parti si këshilltar në fushatat elektorale, ndërsa në një intervistë për ‘Panorama’, Malaj tregon arsyen e këtij vendimi.
“Dija është një e mirë publike kur përdoret pozitivisht.
Pas një përvoje të gjatë në jetën aktive të vendit tim, jam ofruar të vë në shërbim të ambienteve elektorale por edhe misionit të saj fisnik të PAA, parti progresiste e qendrës së majtë, njohuritë e mia si ekonomist, profesor, politikan, , pse jo dhe për partitë politike ku bashkohet më mirë dëshira për ti shërbyer vendit.
Me kolegun Duka kemi njohje të gjatë dhe respekt të ndërsjellët, si dhe kemi qenë bashkë në një periudhë kohe në qeveritë e socialistëve gjatë viteve 1997-2005.
Vlerësoj shumë këmbënguljen e tij në ato vite për ujësjellësin, rrugët deri te një fushë volejbolli në Shijak. Ishte konkret, këmbëngulës. Ndihem mirë që Goni ka një perceptim pozitiv si njeri i punës dhe burrë me kuptimin e korrektësisë njerëzore dhe politike me njerëzit.
Ky është një aset që u mungon shumë politikanëve shqiptarë. Shumë prej tyre janë transformuar edhe pse paguhen me taksat e shqiptarëve. Ata mbijetojnë si besnikë të liderit të partisë që i lë të “kapin Çfarë të Duan (KCKD) në një qeverisje të paaftë, arrogante dhe të babëzitur”, shprehet Malaj.