Flash News

KRYESORE

U bashkuan përpara një viti, Bella Hadid dhe The Weeknd i japin sërish fund lidhjes

Supermodelja Bella Hadid dhe këngëtari The Weeknd kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar, që ka sjellë shpesh ndarje. Një vit më parë ata U ribashkuan, por tani janë ndarë sërish.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime për revistën amerikane "E News" . Sipas tyre shkaku pse Bella dhe Abel i dhanë fund lidhjes ishte distanca.

“Të dy janë në vende të ndryshme tani, fizikisht dhe mentalisht. Bella po përgatitet për pasarelat e modës ndërsa Abel po punon në albumin e tij të ri muzikor", ka thënë burimi për revistën amerikane. Burimi që konfirmoi ndarjen e tyre shton se çifti ka pasur grindje të vazhdueshme së fundmi, gjë që ka sjellë edhe ndarjen.

 

 

Të fundit