Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
U bë “hit” me ‘kërpërata’, si votoi në Kuvend Majlinda Halilaj për paketën ‘anti-shpifje’
Kuvendi miratoi dje me 82 vota paketën ‘anti-shpifje’.
Bashkë me mazhorancën, pati edhe nga radhët e opozitës së re, deputetë që bashkuan votat për miratimin e ligjit, që është kundërshtuar gjerësisht nga gazetarët, por edhe ndërkombëtarët.
Politiko.al zbardh emrat sesi kanë votuar deputetët mbrëmë për ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Bëhet fjalë për 9 deputetë që votuan pro kësaj pakete, konkretisht: Edmond Stojku, Ediola Braha, Nimet Musai, Majlinda Halilaj, Eugen Bojaxhiu, Ramazan Gjuzi, Selami Jenishehri, Ervis Meco, Aurora Mara. Ndërkohë, abstenim dolën Ditmir Bushati i PS, Edlira Hyseni, Ylli Shehu, Edmond Rrushi, Besnik Troplini.
Kujtojmë se Majlinda Halilaj ishte kryefjala e mediave disa javë më parë, pasi fjalimi i saj në Kuvend bëri xhiron e rrjeteve sociale për shkak të gafave në të lexuar, pasi fjalën “korporatë”, deputetja e dalë nga listat e PD, e lexonte “kërpëratë”.
Ajo reagoi më vonë në rrjetet sociale në facebook, duke justifikuar gafat gjatë fjalimit me argumentin se kishte probleme shëndetësore me syrin, por edhe këtë herë gaboi, duke shkruar me gabime drejtshkrimore.