‘Hajdari u tërhoq nga kryesimi’, Korab Lita: Si më zgjodhën në krye të Grupit Demokrat

Kryetari i ri i Grupit Parlamentar Demokrat, Korab Lita, në rubrikën ‘Opinion’ ka treguar se çfarë ndodhi në mbledhjen e Grupit Demokrat në 10 tetor.

Sipas Litës grupi është mbledhur për të diskutuar reformimin. Ai thotë se në mbledhje kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët, edhe Hajdari nuk shprehu kundërshti në momentin që u propozuan tre emra.

“Pas diskutimeve, dhe pasi Hajdari e pa që të gjithë kanë të njëjtin mendim, në mënyrë verbale u tërhoq dhe kaluam në fazën tjetër, zgjedhjen e kryetarit të ri. U propozuan tre kandidatë. Unë propozova Valterin, Murrizi propozoi Zenelin dhe dikush tjetër më propozoi mua. Zeneli u tërhoq nga gara dhe ngelëm vetëm ne dy. Zeneli kërkoi kohë për të shpalosur propozimin, kështu që u vendos që mbledhja të shtyhej për ditën tjetër, më 11 tetor.

Më 11, Valteri sapo u hap mbledhja deklaroi që tërhiqet nga kandidimi dhe që më mbështeste mua. Në këtë mënyrë, nuk pati nevojë që votimi të bëhet me letër. Ishin shtatë deputetë, mungonin Hajdari dhe Zeneli, pasi ky i fundit ishte në udhëtim jashtë shtetit. Procesverbali u firmos nga deputetët që ishin të pranishëm”-tha Lita.

Më tej Lita theksoi se vendimi është marrë ndaj edhe nuk merret më parasysh nëse Hajdari tërhiqet apo jo.