Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
U bënë viralë padashje, si është historia e vërtetë e kësaj fotoje
Momenti i duhur në kohën dhe vendin e duhur. Fotografi amerikan ka arritur të kapë një moment magjik të një çifti që as nuk e dinin që po fotografoheshin dhe fotoja e tyre do të bëhej kaq virale.
Gjatë kohës që Matthew Dippel po kalonte momente me shoqërinë në një nga parqet më të famshme në Los Angeles, vuri re një propozim. Menjëherë nxitoi të fotografonte çiftin dhe vrapoi drejt tyre për t`ua treguar por ata kishin ikur. Nuk ngeli asnjë informacion prej tyre veç fotove. Dhe vendosi t`i postonte fotot në Twitter me shpresën që do i gjente.
"E shkrepa këtë në parkun ndërkombëtar Yosemite, në 6 tetor", shkruante fotografi amerikan në postimin e tij. Fotoja u bë aq virale sa çifti u identifikua dhe ata falenderuan fotografin për këtë kujtim.
“Nuk e besoj dot që propozimi ynë është bërë kaq viral. Do të donim shumë të të takonim një ditë.”- shkruan vajza, teksa njofton ‘fansat’ e papritur se dasma e tyre do të zhvillohet në prill të këtij viti në Malibu, California.