Flash News

KRYESORE

U betua sot në Parlament, reagon deputeti Halil Jakimi: Pse e pranova mandatin

Halil Jakimi është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ai pranoi mandatin nga lista shumë emërore e PD dhe u betua sot në Parlament.

Jakimi ka reaguar për herë të parë publikisht pas vendimit të marrë duke treguar se arsyeja pse pranoi mandatin është për të përfaqësuar të gjithë qytetarët e qarkut Dibër dhe që zëri i problematikave të tyre të shumta, të dëgjohet në Parlament.

Ndërsa për ata që kanë dyshime për arsyen e pranimit të mandatit, Jakimi ka një përgjigje; “Sa për kritikët, besoj se koha do të dëshmojë qëllimin e pranimit të mandatit!”.

Reagimi i plotë në Facebook: 

Të dashur miq!

Të dashur bashkëqytetarë të mi!

Sot u betova në Kuvend si deputet i opozitës për t’ju përfaqësuar juve, të gjithë ata qytetarë të qarkut Dibër që më besuan dhe votuan!

Unë, Halil Jakimi udhëhiqem vetëm nga parime të interesit kombëtar që janë në dobi të qytetarëve në tërësi dhe atyre të Dibrës në veçanti.

Dhe nga këto parime do vazhdoj të udhëhiqem dhe në vijim; për të ngritur zërin mbi problematikat e vendit tim dhe për të kontribuar në eliminimin e tyre!

Falënderoj të gjithë ata qytetarë që më kanë mbështetur, pavarësisht bindjeve politike, por që janë besimplotë se unë si një i ri do të përcjell zërin e tyre në Parlament.

Sa për kritikët, besoj se koha do të dëshmojë qëllimin e pranimit të mandatit!

Të fundit