Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
U ble nga turqit, ministri i Jashtëm Çavusoglu çel vitin akademik në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë
Disa muaj më parë, Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë u ble nga Fondacioni ‘Maarif’, një organizatë që financohet në mënyrë direkte nga qeveria e Turqisë. Në vitin e parë akademik në pronësi turqve, i pranishëm në ceremoninë hapëse ishte pikërisht ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Ministri Çavusoglu mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e organizuar në këtë universitet, duke ju uruar suksese studentëve të këtij universiteti dhe stafit të pedagogëve për fillimin e vitit të ri akademik.
"Fondacioni Turk Maarif ka mbështetjen tonë të plotë dhe përgjatë dy viteve është shumë aktiv në mbi 30 vende me shkollat dhe universitetet, si dhe me hapjen e shkollave të reja”, tha ministri turk.
Ministri Çavusoglu gjithashtu i konsideroi të rëndësishme marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe mes dy popujve.
Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif, Osman Nuri Kabaktepe, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ky fondacion është një institucion jofitimprurës që synon të realizojë aktivitete në fushën e edukimit.
"Fondacioni Turk Maarif ka më shumë se 15 000 studentë dhe 161 shkolla në 32 vende. Ai synon të kryejë aktivitete në fushën e edukimit të bazuara në njohuritë e përbashkëta të njerëzimit dhe traditën e urtësisë dhe të jetë një institucion arsimor pionier i cili do t'i përdorë këto aktivitete për shkencën", tha Osman.
Në programin e organizuar morën pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe rektori i universitetit Fatos Tarifa.