Flash News

KRYESORE

U ble për 18 milion euro, shqiptari i Milanit bën gati valixhet

U ble për 18 milion euro, shqiptari i Milanit bën gati valixhet

Mbrojtësi Mateo Muzakio është  pranë largimit nga Milani pas nuk bën pjesë në planet e trajneri, Gennaro Gattuso, ndonëse u ble për shumën 18 milion euro nga klubi spanjoll i Vilarealit.

Ky sezon mund të quhet i dështuar për mbrojtësin, pasi në 26 javë, ai është aktivizuar në 11 ndeshje duke qenë shumë larg pritshmërive.

Forma e dobët dhe mungesa e hapësirave ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë për t’a larguar mbrojtësin gjatë merkatos që vjen. Transferimi i tij i ka kushtuar kuqezinjve rreth 18 milionë euro, ndërkohë që drejtori sportiv i Milanit, Mirabeli është shprehur se do të lejohet largimi i Muzakios edhe në formën e një huazimi me të drejtë blerje.

Sipas të dhënave, ai ka origjinë të largët arbëreshe, ndërsa ka refuzuar një ftesë të ekipit kuqezi, në kohën kur drejtohej nga Gianni de Biasi.

Të fundit