Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“U braktis nga qeveria”, ndahet nga jeta ikona e këngës popullore shkodrane, Shyqyri Alushi
Është ndarë nga jeta në moshë 84-vjeçare ikona e këngës popullore shkodrane, Shyqyri Alushi.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e artistit.
Shyqyri Alushi ditët u fundit të jetës së tij u shtrua ne Spitalin Rajonal të Shkodrës pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.
Disa ditë më parë, familjarët i bënë apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë për më shumë vëmendje ndaj ‘artistit të merituar’, por këngëtari i fundit i ahengut shkodran nuk e përballoi dot më tepër sëmundjen e rëndë.
Edhe ish-deputeti i LSI, Luan Rama, ishte ai i cili dy javë më parë kritikoi indiferencën e qeverisë ndaj këngëtarit Shyqyri Alushi, vuajtjet e të cilit shtoheshin edhe prej mungesës së ilaçeve.
“Shëndetësia “falas” dhe indiferenca e qeverisë, po e vret këngëtarin Shyqyri Alushi”, shkruante Luan Rama.
Karriera
Të shumta janë çmimet dhe dekoratat që ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij artistike.
Në vitin 1984 i jepet titulli "Artist i Merituar"; në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet "Çmimi i Karrierës"; në vitin 1999 me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin "Krenaria e Qytetit", etj.