Flash News

KRYESORE

U cilësua si dështim, Higuain kundër tifozëve

U cilësua si dështim, Higuain kundër tifozëve

Aventura e Gonzalo Higuain te Chelsea u konsiderua si e dështuar. Sulmuesi nuk e mendon diçka të tillë sepse mendon se u arritën të gjitha objektivat me Sarrin në krye të stolit.

"Mund të bëja edhe më mirë. Por mendoj se nuk kam bërë aq keq sa njerëzit thonë. Arritëm të fitonim Europa League dhe të renditemi mes katër më të mirave në kampionat.

"Morëm shumë rezultate pozitive, por njerëzit vetëm prisnin e prisnin gjithmonë e më shumë nga unë. Nuk më interesonin golat, po, mund të kisha shënuar më shumë, por e rëndësishme për mua ishte që të arriheshin objektivat e klubit dhe këtë gjë arritëm ta bënim”, - tha sulmuesi.

Të fundit