Flash News

KRYESORE

'U dakordësuam për dy objektiva të mëdha', Basha flet pas takimit me Komisionerin për Zgjerim

'U dakordësuam për dy objektiva të mëdha', Basha

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.  Në një prononcim për mediat, Basha tha se komisioneri për Zgjerim e ka prezantuar me strategjinë e tij, të cilën ai dhe opozita e bashkuar e mbështesin plotësisht, dhe se kanë gjetur dakordësi për arritjen e dy objektivave madhore: zgjedhje të lira e të ndershme dhe çelja e negociatave.

Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të paraprirë nga një reformë zgjedhore dhe hapja e negociatave janë dy objektiva madhore në harmoni”, tha Basha.

Kryedemokrati shtoi se me kryeministrin Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Edi Rama ka djegur çdo mundësi për tqë qenë i besuar. Me të nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”, përfundoi Basha.

Të fundit