Flash News

KRYESORE

U dëmtua në finalen e Champions-it, Salah rrezikon Botërorin

Mohamed Salah nuk arriti të luante 90’ minutat e fianles së Champions-it, pasi u dëmtua rëndë pas një ndërhyrjeje të Sergio Ramos, ku u detyrua të largohej nga fusha mes dhimbjesh e lotësh.

Por pas këtij dëmtimi, duket se Salah rrezikon të mos luajë për Egjiptin në Botërorin ‘Rusi 2018’.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në fjalën e mbajtur pas ndeshjes finale të Kievit.

“Dëmtimi i Salah është serioz, tashmë gjendet në spital për t’iu nënshtruar testeve. Ndoshta shpatulla, ndoshta klavikula, njëra prej të dyjave i është nxjerrë nga vendi. Botërori për të tashmë është në rrezik serioz”, ka thënë Klopp.

[caption id="attachment_153476" align="alignnone" width="748"] TOPSHOT - Real Madrid's Spanish defender Sergio Ramos (R) disusses with Serbian referee Milorad Mazic (2nd L) as Liverpool's Egyptian forward Mohamed Salah (2nd R) lays on the pitch and Liverpool's Brazilian forward Roberto Firmino (L) looks on during the UEFA Champions League final football match between Liverpool and Real Madrid at the Olympic Stadium in Kiev, Ukraine on May 26, 2018. / AFP PHOTO / Sergei SUPINSKYSERGEI SUPINSKY/AFP/Getty Images[/caption]

 

Të fundit