Flash News

KRYESORE

U dëmtua në finalen e Champions, Salah jashtë fushave për të paktën 3 javë

U dëmtua në finalen e Champions, Salah jashtë fushave për

Futbollisti egjiptian Mohamed Salah, u dëmtua rëndë në ndeshjen e finales së Champions-it ndaj Real-Madridit dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 javë.

Salah u largua nga fusha mes lotëve edhe për faktin se rrezikonte të mos luante në Botërorin Rusi 2018 për Egjiptin dhe duket se kjo gjë rezultoi e vërtetë.

Ky lajm është dhënë nga Ruben Pon, një nga fizioterapistët e Liverpool, dhe kështu Salah do të qëndrojë  jashtë fushave deri më 16 qershor dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë kundër Uruguai-t, që do të zhvillohet  më 15 qershor.

Ende nuk dihet nëse Salah do të arrijë të rikuperohet, por nëse nuk do të ketë përmirësim atëherë kjo do të ishte një humbje shumë e madhe për Egjiptin, i cili nuk është bërë pjesë e Botërorit që nga viti 1990.

Të fundit