U dëmtua nga tërmeti, Drejtoria e Tatimeve në Tiranë del jashtë funksionit

Godina e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, pranë Burgut 313, ka dalë jashtë funksionit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërtesa u certifikua e pabanueshme.

Televizionet informative raportojnë se godina ka pësuar dëme në strukturë, kolona dhe soletë.

Zhvendosja e ndërtesës ka kaluar te drejtoria pranë 21 Dhjetorit, ku do të kryhen shërbimet e taksapaguesve, deri sa të përfundojë restaurimi.