Flash News

KRYESORE

U dëmtua para dy muajsh, PSG njofton rikthimin e Neymar

U dëmtua para dy muajsh, PSG njofton rikthimin e Neymar

Para pak muajsh futbollisti i PSG-së, Neymar, kreu një operacion në këmbë pas dëmtimit të rëndë që mori në fushën e lojës.

Më pas ai u kthye në Brazil për tu rikuperuar dhe për të marrë kohën e nevojshme për të tu rikthyer në formën e tij më të mirë.

Së fundmi, Paris Saint-Germain ka konfirmuar se klubi është shumë i kënaqur me mënyrën sesi Neymar është duke i tejkaluar problemet.

Ndërkohë kontrollet mjekësore të 26-vjeçarit tregojnë se ai do të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur me ekipin kombëtar të Brazilit në Botëror.

“Rezultati i këtyre studimeve ka konfirmuar se lëndimet në nyje dhe këmbën e djathtë janë duke u shëruar në një shkallë të lartë të kapshmërisë, që do të thotë se mjeti mbrojtësi i palëvizshmërisë në këmbën e lojtarit mund të largohet tani. Ajo që do të pasojë tani është një program rehabilitimi, i cili do të nisë në ditët në vijim në Brazil dhe do të vazhdojë më pas në qendrën stërvitore në Ooredoo ”, thuhet në komunikatën e PSG-së.

Ndërkohë, “Goal” ka mësuar se Neymar do të kthehet në Paris të enjten që vjen.

Të fundit