Flash News

KRYESORE

U denoncua për falsifikim dokumenti, Prokuroria thërret për të dëshmuar anëtarin e KPK

U denoncua për falsifikim dokumenti, Prokuroria thërret për

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dhënë shpjegime anëtarin e KPK, Lulzim Hamitaj.

Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për anëtarin e KPK, i cili pritet të paraqitet të enjten në orën 15:00 për të dëshmuar në lidhje me akuzat për mashtrim me certifikatën e gjuhës angleze.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi në qershor të vitit të kaluar, denoncuan Hamitajn për falsifikim të certifikatës së gjuhës angleze.

“Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1?”, deklaroi Alibeaj.

Teksa bëri publike të dhënat e dokumentit, Alibeaj u shpreh se certifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015.

Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Të fundit