Flash News

KRYESORE

U deportua në Shqipëri, gjermanët protestojnë për rikthimin e familjes shqiptare

U deportua në Shqipëri, gjermanët protestojnë për

Ka qenë emocionues reagimi i komunitetit gjerman të distrikt Plon, pasi një familje shqiptare që jetonte në këtë zonë u depërtua në Shqipëri. Komuniteti i zonës janë ngritur dhe kanë protestuar për rikthimin e familjes shqiptare nga Shkodra në Gjermani.

E gjithë kjo ka nodhur për shkak të një gabimi që kanë bërë autoritetet lokale, gjatë procesit të shqyrtimit të dojses së lejes së qëndrimit të familjes shqiptare dhe javën e kaluar ata u kthyen në Shqipëri.

“Ne këtu në Shqipëri nuk bëjmë asgjë. Jemi tre ditë që jemi të mbyllur në shtëpi. Të isha një zog do të fluturoja të vija tek ju” thuhet në një mesazh që familja i ka dërguar një mikeshe të tyre në Gjermani.

Familja shqiptare ka apeluar por ende autoritetet më të larta nuk kanë marrë vendim, ndërkohë që familja shqiptare në mes të natës u deportua drejt Shqipërisë.

 

Të fundit