Flash News

KRYESORE

U dërgua më urgjencë në spital, gjendja e Demi Lovato-s lidhet me narkotikët

U dërgua më urgjencë në spital, gjendja e Demi Lovato-s

Një natë më parë, këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato, u shtrua me urgjencë në spital pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Hollywood Hills.

Shkak për këtë sipas mediave të huaja u bë një mbidozë heroine, por lajmi nuk ishte konfirmuar në rrugë zyrtare.

Sipas “TMZ”, Demi aktualisht është e vetëdijshme dhe po e merr veten, por nuk pranon të tregojë çfarë ka konsumuar që përfundoi në atë gjendje.

Ndërkohë është bërë e ditur se nuk ka një investigim kriminal për rastin në fjalë pasi nuk janë gjetur prova se këngëtarja ka konsumuar lëndë narkotike.

Kujtojmë se këngëtarja ka luftuar prej vitesh me varësinë ndaj dograve, por në 6 vitet e fundit ka hequr dorë prej tyre.

Të fundit