Flash News

KRYESORE

U dërgua në një turne promocional në Meksikë, vidhet trofeu i ‘Europa League’

Trofeu i kompeticionit evropian “Europa League”, është dërguar në Meksikë për një turne promocional që sipas programit duhej të ishte zhvilluar dje.

Mirëpo, siç bëjnë të ditur mediat meksikane, trofeu ishte vjedhur gjatë rrugës ndërkohë q ndodhej në një furgon në Guanajuato.

Pas këtij lajmi, autoritetet meksikane, kanë bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në ‘Twitter’ se e kanë gjetur kupën.

Kujtojmë se trofeu i ‘Europa League’ edicionin e kaluar është fituar nga ekipi i Manchester United, pas triumfit në finale ndaj Ajax-it të Amsterdamit.

Të fundit