Flash News

KRYESORE

U dhunua në protestën e dhjetorit, deputetja e LSI ka disa fjalë sot

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi e cila në protestën e 18 shkurtit u dhunua nga policia, ditën  e sotme në këtë protestë paqësore,  ka një falenderim të veçantë.

Floida shprehet se sot qytetarët treguan se e duan Shqipërinë dhe se nuk do të lejojnë padrejtësinë e pabararazinë të shkatërrojë ata, familjen e vendin e tyre.

“Sot Shqiptarët anë e mbanë vendit treguan se e duan Shqipërinë  ❤dhe nuk do të lejojnë padrejtësinë e pabarazinë të shkatërrojë ata, familjen dhe vendin

Dua të falenderoj të gjithë qytetarët Shqiptarë, të rinj e të reja të pranishëm në protestën më madhështore e qytetare që ka parë ndonjëherë Shqipëria! Ky akt demokratik i protestimit të ideve e kërkesave tuaja është një hap që na bën më shumë Europianë!

Faleminderit nga zemra që sot na dhatë forcë dhe shpresë, besim dhe vendosmëri akoma më shumë për të luftuar dhe për të vazhduar në rrugën tonë për një të ardhme më të mirë. 

Sot është vetëm fillimi!”, shkruan deputetja e LSI-së në rrjetet sociale. 

 

Të fundit