Flash News

KRYESORE

U dhunua nga babai 70 vjeçar, ndërron jetë në spital djali

U dhunua nga babai 70 vjeçar, ndërron jetë në spital djali

Një shtetas 41-vjeçar më iniciale J.T., i cili u dhunua nga babai i tij i moshës 70-vjeç 3 ditë më parë ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, 70 vjeçari XH.T. u ndalua nga policia pas ngjarjes për dhunë në familje, teksa mësohet se ai ka pasur probleme me shëndetin mendor, ndërsa shkak është bërë një debat i çastit me djalin e tij.

Komisariati i Policisë Durrës:

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi në Gjuricaj, ka goditur me sende të forta, djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24, A.T., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.

Të fundit