Flash News

KRYESORE

U ekstradua nga Shqipëria, Harun Çelik në paraburgim nga Gjykata turke

U ekstradua nga Shqipëria, Harun Çelik në paraburgim nga

Mësuesi Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi, ka marrë masën e paraburgimit nga Gjykata turke, si i dyshuar i organizatës terroriste FETO.

Ai u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit dhe pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.

Gjykata vendosi të zbatojë masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”.

Çelik ka qenë i dënuar më parë disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Të fundit