U fejuan para pak kohësh, Ariana Grande kërkon të ndahet nga i dashuri

Këngëtarja Ariana Grande dhe Pete Davidson u fejuan para pak kohësh dhemes çiftit dukej sikur gjithçka po shkonte mirë.

Mirëpo, sipas atyre që shkruajnë mediat britanike,  ata ndodhen në një krizë dhe situata ka arritur në pikën që Ariana të kërkojë ndarjen nga i fejuari.

Sipas burimeve të ‘Daily Mail’, këngëtarja mendon se partneri i saj po i prish imazhin me sjelljet e tij të pahijshme.

Kujtojmë se gjërat mes Arianës dhe Pete ndodhën shumë shpejt, aq sa pak kohë më parë u diskutua që çifti po mendonte për martesë.